Drita
Ulur në majën e një mali të lartë nën dritën e hënës dhe qiellin plot yje, një vetmitar në kërkim të përgjigjeve për pyetjet e tij mbi egzistencën njerëzore, padrejtësitë shoqërore dhe vështirësitë me të cilat jeta e përball ndjen prezencën e një energjie e cila e përshtjell.
Një dritë e mistershme I verberon sytë. Frymarja behet e ngadaltë, djersët fillojnë i pushtojnë trupin,te rrahurat e zemrës bëhen më të shpeshta dhe mes frikës nga e panjohura thuajse paralizohet.
Mendja e tij kërkon ti jap një kuptim asaj që po përjeton por ështē e pamundur.
Një bisedë interesante zhvillohet në mënyrë telepatike ku dialogu është si më poshtë vijon:
Cili është shqetësimi jot o njerëzor?
Unë, unë , unë nuk kam asnjë shqetësim.
A ka një arsye që dëshperimi jot po thërret për ndihmë?
Unë po rri veç ulur dhe nuk po flas ja ktheu ai.
Frekuencat e mendimeve të tua janë pasqyruar në universin e pafund dhe ato mbërriten tek unë ja kthen burimi I dritës.
Po une nuk mund të bëj azgjë për këtë i pergjigjet njerëzori, unë jam në vështiresi të mëdha në jetë e nuk di pse vendosa ta kaloj natën jashtë këtu në majën e ketij mali.
I kam ndjerë perceptuar paraparë të gjitha mendimet e tua ja kthen drita.
Atëhere I meritoj une te gjitha keto I thotë njerezori?
Ju njerezit jeni të çuditshem I thote drita., ju jeni peng i fantazisë tuaj. Jeta është më e thjeshtë seç e bëni ju.
Njeriu duhet të di të kënaqet me atë që posedon, të vlerësojë natyrën dhe njëri tjetrin. Të dhuroj dashuri të pakushtëzuar për gjithçka që e rrethon. Njeriu mbart brenda vetes dritë të cilën ja ka falur universi kur e krijoi.
Depresioni, stresi ankthi e të tjera si këto janë pasoja e një jete jo të rregullt e të disiplinuar.
Njeriu është krijuar për të qenë në harmoni me natyren.
Kur trupi nuk lodhet mjaftueshem mendja fillon e përpunon mendime të cilat nuk i ka më në dorë njeriu pasi truri është i krijuar për të udhëtuar si një varkë në oqeanin e pafund të universit.
Sot ju njerëzorët jeni duke përjetuar revolucionin teknologjik I cili ka kosto të mëdha mbi mendjet dhe shpirtrat tuaja. Nuk mundet qe të jetoni si kopje të njëri tjetrit. Atje ku duket sikur gjithçka është e errët ka dritë, drita qendron brenda teje ja kthen drita.
Mënyra për të ndezur dritën brenda teje është një dhe vetëm një.
Dëshiro me forcë diçka dhe fillo kërkoje në ëndrra, qoftë edhe me sy hapur. Kur ta dëshirosh fort e ta përjetosh dëshirën si të vërtet, ke për te patur atë që po kërkon e drita ka për tu ndez përsëri brenda teje ja kthen drita e për një moment ajo zhduket. I hutuar nga ky përjetim surreal fillon e derdh lot. Janë lot vaji,frike, gezimi janë thjesht lot……
Vazhdon…
Nga Jetmir Salaj