Një bos droge në kërkim u kap nga autoritetet pasi gruaja e tij postoi foto në rrjetet sociale.
Ronald Roland ishte në arrati prej dy vitesh me gruan e tij Andreza de Lima dhe vajzën e tyre. Por Lima, sipas emisionit Fantastico të TV Globo, ka postuar një foto të tyre së bashku në rrjetet sociale.
Ajo po postonte foto nga vende të ndryshme, duke përfshirë Kolumbinë , Francën dhe Dubain, ndaj autoritetet ishin në gjendje të gjurmonin lëvizjet e tyre.
Arratia përfundoi kur policia federale braziliane bastisi shtëpinë e tyre ndërsa ata ishin duke fjetur. Policia arrestoi edhe tetë persona të tjerë dhe sekuestroi para, drogë, armë dhe automjete të ndryshme.
50-vjeçari kishte lidhje me kartele të ndryshme droge në të gjithë Meksikën dhe thuhet se ka pastruar afro 1 miliard paund, me një pjesë të parave që kalonin në dyqanin e bikinit të gruas së tij. Biznese të tjera që thuhet se janë përfshirë ishin në sektorët e ndërtimit, aviacionit, marrjes me qira të makinave dhe kriptomonedhave.