Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Sylvinho zyrtarisht nga sot nuk është më trajner i Kombëtares

Sylvinho zyrtarisht nga sot nuk është më trajner i Kombëtares

July 9, 2024
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Whatsapp

Më 25 qershor Sylvinho erdhi për herë të fundit në Tiranë dhe u largua nga më 27 për pushime, duke njoftuar se do të rikthehej pas një jave për të diskutuar sigurisht me gjasë kontratën e tij, megjithatë kjo gjë nuk ndodhi dhe tashmë klima nuk është më e njëjtë me sa duket.

Nga sot (9 korrik), Sylvinho zyrtarisht nuk është më trajneri i Shqipërisë, pikërisht në këtë datë atij i ka skaduar kontrata dhe ndodhet me pushime me familjen e tij në Porto. Një zgjedhje sa e çuditshme aq edhe e kuptueshme nga ana tjetër.

Sylvio Mendes Campo Junior (Sylvinho) refuzoi apo shmangu, në disa raste çështjen e rinovimit të kontratës në prag të Europianit, duke u justifikuar me përgatitjen e eventit, apo listës së lojtarëve dhe me atë shprehje përfundoi edhe Europiani, kur më pas ju desh kohë të pushonte në pamje të pare, por në fakt sin jë justifikim për të marrë kohë, pasi kombëtarja jonë konsiderohet një “punë e sigurtë për të”, në pritje se çfarë ofertash do të vijnë të tjera për t’i konsideruar.

Por edhe kjo javë në të cilën pritet diçka me sa duket do të kalojë e shterpë duke qenë se presidenti i FSHF dhe zv.presidenti i UEFA-s njëkohësisht Armand Duka ndodhet në Gjermani në ndjekje të vazhdimit të Europianit me gjysmëfinalet dhe finale, pse jo ndoshta duke bërë gati edhe ndonjë Plan B, nëse gjërat nuk janë si me trajnerët e shkuar që kanë patur rinovim kontrate, si De Biasi apo Reja të cilët ashtu si edhe Sylvinho në kontratën e tyre të pare kanë patur opsionin automatik të rinovimit me një përqindje page të rritur në bazë të objektivave.

Megjithatë ditët në vazhdim do të na mësojnë më tepër, nëse Sylvinho gjeti apo jo ekip tjetër, apo do të rikthehet në Tiranë për një tjetër eventurë.

Previous Post

“Bëje vetë” me një buton që lëshon azot: “Tesla e eutanazisë” ka lindur në Zvicër

Next Post

VIDEO/ Robert Berisha dhe partnerja e tij të papërmbajtshëm para kamerave

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Kaos në Liverpul/ Shoferi futet me makinë mes turmës, mes të plagosurve edhe fëmijë

Kaos në Liverpul/ Shoferi futet me makinë mes turmës, mes të plagosurve edhe fëmijë

May 27, 2025
Kërcënimet e Trump, Mbreti Charles vizitë në Ottawa: Kanadaja nuk është në shitje

Kërcënimet e Trump, Mbreti Charles vizitë në Ottawa: Kanadaja nuk është në shitje

May 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al