Ndahet nga jeta poeti i njohur, Agim Doçi.
Lajmi konfirmohet mga miqtë dhe të afërmit përmes rrjeteve sociale.
Agim Doçi u shtrua në spital më 22 qershor në gjendje të rëndë shëndetësore.
QSUT tha se poeti kishte pësuar ishemi cerebrale.
Fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’ia dalë duke mbyllur sytë mëngjesin e sotëm përgjithmonë.
Mësohet se homazhet në nder të Doçit do të mbahen ditën e nesërme në orën 11:00, po ashtu dhe ceremonia e varrimit. Në lidhje me lajmin e hidhur reagoi dhe këngëtarja Myfarete Laze.
MESAZHI I KENGETARES
Lamtumir. Lamtumir, Agim Doçi.
O pendë artë i vargut poetik e të kënduar në breza.
Te kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë, të bukur, e bëre jetën tonë, plot shpres, mençuri, dashuri, patriotizëm, vlera, duke skalite në mos harresë emrin Agim Doçi.
Ashtu si trokite në çdo zemër me vargun tënd të kënduar.
Lamtumirë Agim Doçi.
Ngushëllime, Ngushëllime se sot të gjithë me dashuri. Respekt, të thonë:
“Pushofsh në paqe me Zotin tënd”.