Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Media spanjolle: Sekreti i Shqipërisë drejt suksesit 

Media spanjolle: Sekreti i Shqipërisë drejt suksesit 

June 24, 2024
in Sport
Share on FacebookShare on Whatsapp

Që Shqipëria është në Europian dhe që mund të kualifikohet në fazën tjetër të 1/16 nuk është rastësi. Si në futboll dhe në jetë, fati në krahun tënd mund të ndihmojë, por rezultatet nuk janë diçka që varen tek rastësia, por tek puna.

Kundërshtari i Spanjës sonte e di më mirë këtë gjë. Është e përditshmja sportive spanjolle AS që kësaj here duke qenë që kuqezinjtë janë sfiduesit e “Iberikëve”, është ndalur të analizojë kombëtaren shqiptare. Ata kanë treguar edhe sekretin se si arriti Shqipëria në Euro 2024. 

“Sekreti është një algoritëm. Një algoritëm që përshtatet në mënyrë të përkryer me veçoritë e vendit dhe futbollin aktual për të gjetur lojtarët më të mirë në dispozicion”, shkruan AS. 

Spanjollja është ndalur tek diaspora e Shqipërisë që është një nga më të mëdhatë në Europë. 

“Me një emigrim që nga koha e Mesjetës drejt Italisë dhe Greqisë për të shmangur pasojat e pushtimit otoman, largimi i shqiptarëve nga vendi bregdetar ballkan nuk ka ndaluar kurrë. Shumë jetojnë në Ballkan, Turqi, Europë Lindore, Spanjë, Francë, Angli, Australi, Argjentinë, SHBA dhe vendet skandinave. Mes tyre shfaqen edhe talente të reja të futbollit… ato që Shqipëria tani i lokalizon, i “kap” dhe i merr në shtëpi”, shkruan AS. 

Alarico Rossi, shefi departamentit të skautëve në FSHF ka folur për AS që në Nëntor për të shpjeguar metodën që ka ndihmuar në rekrutimin e lojtarëve të cilët ndoshta nuk e kanë menduar kurrë të veshin bluzën kuqezi. Rasti i parë ishte ai i Ivan Balliut, një lojtar i Rayo Vallecano. 

“Në Shqipëri kishim një ekip që sapo kishte luajtur në Kampionatin Europian për herë të parë. Ne (Rossi bashkë me Panuçi-n dhe pjesën tjetër të stafit) mbërritëm në vitin 2017 një vit pas europianit. Nuk gjetëm një situatë të mirë sepse ekipi ishte i vjetër. Duhej të ndërtonim një skuadër. Më e vështirë ishte të gjeje lojtarët që mund të na shërbenin. Presidenti donte të shikonim për lojtarë nëpër botë që mund të luanin për Shqipërinë. Kështu që lojtari i parë me Cristian Panuçi-n ishte Ivan Balliu Campeny, tashmë një lojtar i Rayo Vallecano. Është katalan i vërtetë. Ivan luante me Metz asokohe. Ai ishte arsyeja pse federata dhe unë nisëm këtë sistem. Ai ka mbiemër shqiptar dhe siç ka thënë, gjyshi i tij ishte nga Shqipëria. Ligji në Shqipëri lejon që të marrësh një pasaportë nëse ke një lidhje familjare nga këtu. Nëse unë kam mbiemër shqiptar dhe e provoj që kam një gjysh shqiptar mund të marr pasaportën”, tha Rossi. 

Shefi i skautëve shpjegoi detajet edhe më komplekse për të gjetur lojtarët për Silvinjon i cili ka luajtur më herët në Spanjë për Barcelonën. 

“Sistemi nuk është shumë i komplikuar. Në fazën e parë i gjithë informacioni është i hedhur me idenë nëse lojtari mund të luajë për Shqipërinë. Të gjithë federatat duhet të kenë minutat që lojtarët e kombëtareve luajnë me klubet respektive. Nëse nuk ndodh është problem. Pse? Sepse shumica e trajnerëve nuk mund të analizojnë më shumë 50 lojtarë në listat e tyre. Forca e algoritmit dhe e databazës është se të gjithë lojtarët që mund të luajnë janë në të. Më pas shumica e lojtarëve largohen nga trajneri sepse e kupton që nuk e kanë nivelin për të luajtur për kombëtaren. Filozofia e trajnerit duhet të përputhet me lojtarët. Ne kemi një listë të lojtarëve gati për trajnerin që ta shikojë. Për shembull, ai mund të na kërkojë ne 10 lojtarë që mund të luajnë e që janë të lindur nga viti 2001 deri në vitin 2005. Shumë mirë, ja ku i ke. Sistemi nuk i zgjedh lojtarët. Pse ndodh kjo? Sepse është diçka që i takon trajnerit. Është ai që i zgjedh ata, ndërsa sistemi ndihmon dhe lejon atë që të mos harxhojë energji dhe kohë për të kërkuar për lojtarë. Ata kanë nevojë për një lojtar që luan me të majtën në krah të djathtë dhe ne mund t’i japim një listë me lojtarët gati për t’u grumbulluar”, shpjegon italiani. 

Ai pohon se nga lista, 70% e lojtarëve që ndodhen në Gjermani janë gjetur falë këtij algoritmi që i gjen shqiptarët që luajnë futboll edhe në ligat më të ulëta. 

“Kështu ata mbledhin lojtarët nga gjithë ligat kryesore në Europë”, shkruan AS. 

Sot në skenën e madhe Shqipëria do të përpiqet të shënojë kundër Spanjës dhe të vazhdojë të futet në histori duke kaluar fazën e grupeve për herë të parë. Sistemi ka bërë punën për të rekrutuar, tashmë i takon futbollistëve të tregojnë veten.

Previous Post

Festë në Dusseldorf, tifozët kuqezi këngë e valle para sfidës me Spanjën

Next Post

Albanian vibe në Ultra Europe, për herë të parë një Dj shqiptar

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Analiza e ‘The Times’: Pyetja tani për Iranin dhe Izraelin: kush mund të durojë më shumë dhimbje?

Analiza e ‘The Times’: Pyetja tani për Iranin dhe Izraelin: kush mund të durojë më shumë dhimbje?

June 15, 2025
Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al