Në Mynih, i cili është një nga 10 qytetet që pret “EURO 2024”, janë shënuar dyndje të tifozëve skocezë dhe gjermanë para ndeshjes Gjermani-Skoci që do të luhet nesër.
Tifozët kanë filluar të përjetojnë emocionet e turneti para Kampionatit Evropian të Futbollit “EURO 2024”, hapja e të cilit do të zhvillohet nesër nën organizimin e Gjermanisë. Turneu, i cili është organizimi më i rëndësishëm i futbollit në nivelin e ekipeve kombëtare të Evropës, do të nisë nesër me ndeshjen Gjermani-Skoci që do zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih.
Të apasionuarit pas futbollit tregojnë interes të madh për kampionatin në të cilin do të garojnë 24 kombëtare për të shkuar në finalen që mbahet në stadiumin olimpik të Berlinit më 14 korrik.
Në Mynih, që paraqet një nga 10 qytetet që pret “EURO 2024”, janë shënuar dyndje të tifozëve skocezë para ndeshjes Gjermani-Skoci që do luhet sonte ora 21:00.
Një numër i madh i skocezëve adhurues të futbollit që u mblodhën në një prej vendeve simbol të Mynihut, në Marienplatz dhe përreth tij u argëtuan me fanellat dhe flamujt e tyre. Tifozët e apasionuar pas futbollit kënduan himne dhe brohoritën nën shoqërimin e instrumentave të tyre tradicionale, gajden si dhe krijuan pamje shumëngjyrëshe me fundet e tyre të quajtur “Kit” dhe kostumet e ndryshme të veshur nga burrat skocezë.