Reperja e njohur Loredana, ka shprehur mbështetjen e saj për partnerin, futbollistin Karim Adayemi pas humbjes së tij në finalen e Ligës së Kampionëve.
Dortmundi pësoi një disfatë 2-0 kundër kampionëve në fuqi, Real Madridit, në një ndeshje që tërhoqi vëmendjen e fansave të futbollit në të gjithë botën.
Mbrëmjen e djeshme, pas ndeshjes, Loredana postoi në Instagram një foto ku ngushëlloi Karimin për humbjen e ndeshjes.
Fotografia shoqërohej me një mbishkrim solidarizues: “Edhe nëse jeni në fund, ne do të qëndrojmë pranë jush dhe do të këndojmë”, duke dëshmuar besnikërinë dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj të dashurit dhe karrierës së tij.