Real Madrid është fitues për herë të 15-të i trofeut të Uefa Champions League. Nuk ka histori në “Wembley”, madrilenët mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 verdhezinjtë e Borussia Dortmund, të cilët deri në minutën e 80-të u duk sikur ishin zotër të fushës.
Por në minutën e 83-të Dani Carvajal dhe në të 90-ën Vinicius Junior, i dhanë fund çdo dileme, duke hipotekuar në këtë mënyrë trofeun e 15-të në historinë e Champions league.
Padiskutim që kjo mund të quhet “Diktaturë” madrilene, dhe Real është krijuar për të fituar Champions League.
Pjesa e parë u dominua totalisht nga Borussia Dortmund, por në një rast Adayemi, më pas shtylla dhe Courotoise ju mohuan golin verdhezinjve.
Ndërsa pjesa e dytë do të sillte Realin e vërtetë, të cilët rindezën në maksimum motorët për të shënuar dy herë.