Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
“U prish timoni” – Alban Skënderaj: 20 orë për në Itali. Anija kishte 80 veta kapacitet, brenda ishin 400 vetë. Rrëshqita…

“U prish timoni” – Alban Skënderaj: 20 orë për në Itali. Anija kishte 80 veta kapacitet, brenda ishin 400 vetë. Rrëshqita…

May 25, 2024
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në episodin 18, të sezonit të 3,-të të PodKastit “FLASIM” që kryeministri Edi Rama e kishte quajtur “Kingu”, i ftuar ishte këngëtari Alban Skënderaj.

Tashmë prej 2 dekadash në skenat shqiptare, Skënderaj rrëfeu jetën e tij prej artisti, foli për planet në të ardhmen ndërsa ndau edhe momente magjike të jetës së tij familjare.

“Mund të ishte edhe mbret në kohën, kur mbretërit krijonin vetveten por është një king”, tha Rama në nisje të bisedës së tij me Skënderajn.

Skënderaj tregon se dëshira për artin i lindi në Itali, ku shkoi në marsin e vitit 1997, kur ishte vetëm një adoleshent.

Këngëtari rrëfeu edhe rrugën për të mbërritur në brigjet italiane, një rrëfim i dëgjuar prej mijëra e mijëra të rinjsh që prekën brigjet pas një dyluftimi për jetë a vdekje me detin.

Skënderaj thotë se i kishte treguar vetëm të ëmës që do të shkonte në Itali, edhe pse ishte 15 vjeç.

Frika për të mbajtur pranë vetes në marsin e mbrapshtë, i dha kurajo nënës ta lejonte të shkonte e të bashkohej edhe me dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, që tashmë ishin vendosur atje.

“I thash vetëm mamasë që do të iki vetëm për të parë e të kthehem. Ishte një anije që ishte 3 ditë e mbushur. Anija kishte 80 veta kapacitet dhe brenda ishin 400 vetë. U prish timoni. I gjithë udhëtimi në det ka qenë anija zig – zag. Unë për pak rashë. Mbaj mend një djalë që më ka kapur prej xhupit të xhinsit të lehtë. Rrëshqita.

Më kapi gjysmën e trupit jashtë e gjysmën e trupit brenda. Po të kisha rënë nuk do të më kishte parë njeri. Më pas na ndaloi “Guardia di Financa”. Aty ishte fatale. Sepse ndaluan të na jepnin ushqim dhe të gjithë që ishin brenda në anije dolën jashtë e anija po mbytej. Na hodhën në një anije luftarake ku udhëtuam disa orë të tjera.

Gati 20 orë zgjati udhëtimi. Na çuan në një kamp ku kam kujtime sa tragjike e komike. 2 javët e para nuk kam pasur kontakt me familjen. Udhëtimi ishte vetëm një ditë para mbytjes së anijes në Otranto. Dikush u kishte thënë familjarëve që kemi parë Albanin në anije”, tregon Albani.

Më pas ai tregon për koncertin që do të mbajë së shpejti në stadium.

“E shoh veten edhe pas 20 vitesh duke kënduar. Mendoj se nëse do arrij të mbush sot stadiumin, do të mundem edhe 2 dekada më pas”, shprehet ai.

Ai tregon se ëndrrën e tij e realizoi duke u kthyer në vendin e tij, në Shqipëri.

“Shumë njerëz po kthehen të realizojnë ëndrrat në vendin e tyre. Por përtej artistit jam munduar të jap një shembull, si njeri dhe mundohem të marr vendimet e duhura”, thotë Albani.

Biseda rrjedh dhe Albani kërkon të dijë edhe se si e sheh veten kryeministri Rama pas 2 dekadash.

“E kam thënë ku e shoh veten. Duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe me gjërat që nuk kam mundur të mësoj si për shembull të qep e duke ndarë eksperiencën e shijen me njerëzit që nuk më zgjedhin por i zgjedh.

E shoh veten shumë thjeshtë në katund duke u marrë me shijen e të parit e të dëgjuarit e të folurit, të krijuarit të gjërave përmes të folurit, të të dëgjuarit.

Dua të jem një katundar pa pretendime i pabezdisshëm dhe i padukshëm, por thjesht i gatshëm për ata që kam dëshirë të takoj dhe kanë dëshirë të më takojnë. Është një lloj përgatitjeje për tu ndarë me këtë jetë”, tha Rama.

Previous Post

Arnold Schwarzenegger zbulon frutin që do t’ju ndihmojë për të krijuar muskuj

Next Post

Romeo dhe Heidi nuk po ndjekin njëri-tjetrin në Instagram as pas daljes nga Big Brother

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Analiza e ‘The Times’: Pyetja tani për Iranin dhe Izraelin: kush mund të durojë më shumë dhimbje?

Analiza e ‘The Times’: Pyetja tani për Iranin dhe Izraelin: kush mund të durojë më shumë dhimbje?

June 15, 2025
Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al