Mbrëmja e djeshme e “Feram VIP” ishte e mbushur plot me emocione të forta dhe të papritura.
Zbulimi i misionit të Elsa Lilës dhe largimi i saj nga ky rrugëtim ishte “pika” më e fortë që solli edhe reagimin më të madh të fermerëve. Të gjithë pa përjashtim, “shpërthyen” në lot për këtë largim, ndërsa ajo që e ndjeu më shumë, ishte Çiljeta, me të cilën këngëtarja krijoi një raport shumë të afërt dhe uron që këtë miqësi ta kenë përjetë edhe jashtë.
“A mund ti thoni Agait të rrijë edhe disa ditë për mua këtu, sa të mësohem? Me kë të rri unë tani? Rrugëtimi im këtu ka qenë shumë e bukur, por gjëja më e bukur këtu ka qenë Elsa dhe uroj të jemi shoqe për kokë, përjetë”, tha Çiljeta mes lotësh.
Edhe Elsa Lila shfaqi shumë mërzi për largimin e saj nga ky format, që e deshi dhe i dha aq shumë.
“Ka qenë një privilegj për mua, më se e bindur që kisha fatin të isha pjesë e edicionit të parë të fermës. Kisha kënaqësinë që të përjetoja izolimin në një kafaz të artë. Rrugëtimi im mbaron këtu, misioni im përfundon sot me shumë dhimbje se ferma ishte bërë shtëpia ime. Shpesh ndihesha në vështirësi për atë që bëja ndaj fermerëve. Besoj se publiku u argëtua, ndodhën disa dinamika të bukura”, tha Elsa.
Por përveç momenteve të vështrira që fermerët kaluan, ata përjetuan edhe momente të gëzueshme. Rikthimi i aktorit Florian Agalliu në “Ferma VIP” solli buzëqeshjen në pjesën më të madhe të fermerëve.
Por edhe pse pak javë na ndajnë nga finalja e madhe e këtij rrugëtimi, hyrjet e reja nuk kanë munguar. Pas Robert Aliajt që hyri këtë të hënë, radha ishte një tjetër personazhi. Ajo ishte Xhensila Pere, e cila solli edhe habi mes fermerëve.
Por Agai mbrëmjen e djeshme u tregua zemërmirë, duke u lënë edhe disa ditë kohë të përgatiten për sfidën Glorias dhe Xhesikës, si dy më pak të preferuarat e publikut. Dy fermeret, do të përballen me njëra-tjetrën në një sfidë ditën e hënë, dhe ajo që humbet do të përfundojë rrugëtimin në “Ferma VIP” duke mos pasur më asnjë mundësi rikthimi, pasi mundësia e Aramerasit nuk do të jetë më në funksion.
Pas spektaklit me plot emocione, fermerët kaluan momente argëtuese, duke kërcyer dhe kënduar këngët që ata performuan në “Ferma në festë”