Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Drejtoi luftën e Ukrainës, përse e shkarkoi Putini aleatin e vjetër!

Drejtoi luftën e Ukrainës, përse e shkarkoi Putini aleatin e vjetër!

May 13, 2024
in Lajme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti rus Vladimir Putin shkarkoi aleatin e tij të vjetër, Sergei Shoigu, nga pozita e ministrit të Mbrojtjes.

68-vjeçari kishte qenë në krye të kësaj ministrie që në vitin 2012, e tani pritet të caktohet sekretar i Këshillit rus të Sigurisë. Vendin e Shoigusë e zë ish-zëvendëskryeministri i parë, Andrei Belousov, 65 vjeç, një politikan pak i njohur dhe i specializuar në çështjet ekonomike. Shpjegimi që dha Kremlini për këtë lëvizje ishte se ministria e mbrojtjes duhet të mbetej “inovative”.

Shoigu nga ana e tij i zë vendin e një tjetër besniku të hershëm të Putinit, Nikolai Patrushev, me të cilin ende nuk dihet se cfarë do të ndodhë. Kreu i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i cili e këshillon presidentin për çështje të sigurisë kombëtare. Kremlini tha se, në kuadër të detyrave në Këshillin e Sigurimit, Shoigu do të këshillojë edhe për çështje ushtarako-industriale.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, tha se shefi i ardhshëm i mbrojtjes së Rusisë do të jetë një tjetër “kukull” e Putinit. “Sergei Shoigu ishte dëshmitar i mbi 355.000 viktimave mes ushtarëve të tij dhe vuajtjeve masive nga fushata e paligjshme në Ukrainë”, shkroi ai në X. “Rusia ka nevojë për një ministër të Mbrojtjes që do ta zhbënte atë trashëgimi katastrofike dhe do t’i jepte fund pushtimit, por ajo që do të ketë, është një tjetër kukull e Putinit”, shtoi Shapps.

Një shpjegim të ngjashëm jep edhe analisti rus dhe profesori i ekonomisë në Universitetin e Çikagos, Konstantin Sonin, sipas të cilit ndryshimet pasqyrojnë mënyrën e të menduarit të Kremlinit: “Gjërat nuk po shkojnë sipas planit të Putinit, por ai do ta rrotullojë pafundësisht të njëjtin grup të vogël të besnikëve të tij”, thotë eksperti. Por në thelb veprimi i Putinit mund të mos jetë domosdoshmërisht si degradim për Shoigun, të cilit me pozicionin e ri, i jepen edhe kompetenca shtesë.

Previous Post

FOTOT/ Vritet me armë zjarri polici Novruz Cenalia në Fier. Identifikohet autori i dyshuar

Next Post

Drejt altarit me partneren 23 vjeçare? Robert Berisha tregon si u njohën në një dasmë

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al