Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Ecja në labirint, metoda e lashtë që heq ankthin

Ecja në labirint, metoda e lashtë që heq ankthin

May 10, 2024
in Lifestyle
Share on FacebookShare on Whatsapp

A e dinit se ecja në labirint është një metodë efektive në reduktimin e stresit, duke aktivizuar trupin dhe mendjen?

Labirintet janë përdorur në mbarë botën për shekuj me radhë si një mënyrë për të qetësuar mendjen, për të lehtësuar ankthin, për të rikuperuar ekuilibrin e jetës, për të rritur kreativitetin dhe njohuritë.

Gjatë Mesjetës, gati 25% e katedraleve e kishin një të tillë dhe sot ecja në labirinte është bërë një metodë gjithnjë e më popullore.

Por mos u konfuzoni, sepse shumë njerëz i ngatërrojnë ato me rrugë pa krye, tek të cilat mund të humbasësh. Jo! Labirintet bazohen në dizajne klasike që, sado komplekse të jenë, garantojnë një rikthim në pikënisje.

Labirinti është një rrugë e sigurt, por me kohë të paparashikueshme,’ thotë Reverend Dr.Lauren Artress, e cila themeloi organizatën jofitimprurëse ‘Veriditas’ në 1996-ën e cila ka si qëllim të ‘mbushë planetin me labirinte’.

Shembuj të imazheve klasike të labirintit datojnë 4000 vjet më parë. Në Evropë dhe Afrikën e Veriut, dizajnet e tyre u shfaqën në gdhendjet dhe pikturat në shkëmb, si dhe mbishkrimet në pllaka e monedha. Në të gjithë Azinë, Amerikën dhe Afrikën Jugore, ato ishin si dizajn i shportave.

Krahas këtyre rrënjëve të thella historike, praktika e ecjes në labirint po zëvendëson meditimin ulur.

Që prej vitit 2019, të Shtunën e parë të muajit Maj njerëzit në mbarë planetin e kanë cilësuar si “Ditën Botërore të Labirinteve” duke kryer aktivitete të ndryshme.

Por veçanërisht për të burgosurit, apo pacientët në spitale është një praktikë shumë e shëndetshme si në aspektin fizik ashtu dhe mendor.

Nxit paqen e brendshme, pozitivitetin, kultivon ndjenjën e dhembshurisë, të lidh më shumë me veten dhe të bën të reflektosh mbi gjithçka.

Një mori formash të labirinteve historike mund të gjenden në të gjithë globin. Versionet e gurëve nordikë shtrihen në brigjet e Detit Baltik, ndërsa modelet e labirintit të njohura si ‘Chakra Vyuha’ janë gdhendur në muret e tempullit indian.

Në Amerikë gjendet modeli ikonik ‘Tohono O’odham’. Megjithatë, shumë labirinte bazohen në dy modele klasike që datojnë rreth 3 mijë vjet më parë, ato të Kretës që thuhet se e kanë origjinën në mitologjinë greke dhe modeli ‘Chartres’.

Ky i fundit përmban 11 qarqe dhe është emërtuar prej katedrales madhështore franceze, dyshemeja e së cilës ka pikërisht këtë model. ‘Chartres’ u bë i njohur në Evropë gjatë periudhës mesjetare, si një mini pelegrinazh.

Previous Post

Shqiptari Laert Sallaku shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju Jorkut për vitin 2024

Next Post

VIDEO/UEFA publikon këngën zyrtare të Euro 2024

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Kaos në Liverpul/ Shoferi futet me makinë mes turmës, mes të plagosurve edhe fëmijë

Kaos në Liverpul/ Shoferi futet me makinë mes turmës, mes të plagosurve edhe fëmijë

May 27, 2025
Kërcënimet e Trump, Mbreti Charles vizitë në Ottawa: Kanadaja nuk është në shitje

Kërcënimet e Trump, Mbreti Charles vizitë në Ottawa: Kanadaja nuk është në shitje

May 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al