Është publikuar momenti i frikshëm kur mbretëresha e bukurisë ekuadoriane Landy Parrega 23-vjeç u ekzekutua nga dy atentatorët e saj në një restorant në mes të ditës.
Dyshohet se emri i saj është përdorur në disa biseda chati nga trafikantët e drogës. Pamjet e marra nga kamera e sigurisë së restorantit tregon dy persona të armatosur të cilët sapo hynë brenda filluan të qëllonin drejt 23-vjeçares, e cila po qëndronte në këmbë me të dashurin e saj. Ajo vuri re personat që po hynin brenda dhe u kthye me kurriz nga mbrapa e frikësuar.
Sulmuesi i parë i maskuar qëlloi drejt Parragës dhe partnerit të saj dhe ajo ra e vdekur në tokë. Sulmuesi i dytë qëndron në roje te dera e restorantit.
Më pas, të dy sulmuesit e armatosur ikin nga vendi i ngjarjes, duke dalë me shpejtësi nga dera. Ish-modelja shihet e shtrirë në dysheme mes një pellg gjaku.
Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Párraga ishte një ish-konkurrente Miss Ekuadori, duke përfaqësuar provincën Los Ríos në 2022.
Sipas mediave ekuadoriane vetëm në moshën 23-vjeçare, Párraga ishte pronare e një kompanie me mallra shtëpiake dhe kishte linjën e saj të veshjeve sportive. Në rrjetet e saj sociale ajo ndante jetën luksoze që bënte, mes udhëtimeve nëpër botë dhe ushqimeve në vende luksoze.
https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3177829.html
Por kishte një të vërtetë më të errët pas stilit të jetës glam të portretizuar në mediat sociale. Në dhjetor 2023, emri i saj u përmend në një bisedë të bërë publike nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm si pjesë e një çështjeje të madhe të krimit të organizuar që po heton.
Një nga 52 personat që ndiqen penalisht në këtë çështje është ekonomistja Helive Angulo. Në bisedë, Angulo i tha trafikantit të drogës Leandro Norero, pasuritë e të cilit ai menaxhonte, se policia e kishte pyetur për Párragën.
Norero iu përgjigj: Nëse gruaja ime merr vesh diçka në lidhje me të, jam i mbaruar. Mikja ime, emri i saj nuk mund të dalë askund. Përndryshe, bota ime do të shembet.
Norero u vra në burg në vitin 2022, gjashtë muaj pas burgosjes së tij. Transfertat e parave të bëra në llogarinë bankare të Párraga janë nën hetim nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Zyra nuk e ndoqi kurrë penalisht Párragën dhe ajo kurrë nuk e kishte komentuar publikisht rastin.