Jetmir Salaj gjatë live-t të kësaj të marten në kanalin Albanian Youtubers në Youtube shpjegoi strategjinë e tij të lojës gjatë qëndrimit brenda Big Brother VIP 3.
Fituesi i Big Brother 3 dhe ish-banori i Big Brother VIP 3 iu përgjigj disa prej pytjeve të Anaid Kalotit, Rozana Radit dhe Monika Lubonjës.
Jetmiri theksoi se ka një pakt që e di e gjithë Shqipëria mes Eglës, Julit, Romeos dhe Heidit.
Jetmiri: Është mëse e kuptueshme që ka një pakt dhe ai pakt qendron tek ajo katërshja që e di e gjithë Shqipëria nuk ka më sekrete tani, Juli, Romeo, Egla dhe Heidi.
Rozana: Këta luajnë bashkë me njëri-tjetrin?
Jetmiri: Po, kjo katërshe, e kanë pasur para lojës, e kanë pasur brenda lojës dhe gjatë lojës.
Jetmiri: Bëra lojën psikologjike dhe të qetë që të arrija të lexoja të gjithë mendjet dhe shpirtrat e tyre, të kuptoja kush ishte më nevojtari në lojë. Dhe kuptova që secili nga ata kishte një pozicion që e kishin të parashikuar dhe të projektuar të ardhmen, nuk prisnin surpriza as njëri as tjetri, e dinin shumë mirë çfarë do të merrnin pas Big Brotheri dhe unë zbulova që njeriu më nevojtar më dukej Meritoni, e lexoja në sytë e tij trishtimin, lexoja në sytë e tij pikëllimin,
historinë me djalin, brenda vetes i thosha gjithmonë vetes fitues dhe e dija që nëse do të shkoja në finale nuk do të ma merrnin dot Bigun asnjëri, me avokat e të gjitha, por problemi ishte që i thosha vetes sime që po ja vajta në finale si do të sillem, të betohem e kam thënë disa herë nëse do të isha finalist me Meritonin votojeni se e ka hallin më të madh se mua, sepse me ca orë pune më shumë në Kanada unë e bëj jetesën timë shumë të mirë.
Unë nxora nivelin e gjithsekujt në formim që të fitosh nuk do të thotë se di vetëm të bërtasësh, as se di të ulërasësh as se di të bësh atë që bën njëri apo njëri, por duhet të jesh një figurë kommplekse, dhe të dish të këndosh, të qash, të qeshësh të ndash mendim, të sillesh si i rritur, si i përgjegjshëm.
As Iliri, as Luizi, as ata ndër vite nuk e kanë fituar kot Big Brotherin, kanë qenë figura komplekse, aty ka mungesë të theksuar formimi që unë e sillja në mënyrën e alfabetizmit, në botëkuptimin e ideve.