Teksa orët e para të mëngjesit qëndronin në ambientet e jashtme të shtëpisë, dy banorët, Meriton dhe Graciano janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin.
Shkak është bërë një fjalë e thënë prej Gracianos e cila e revoltoi tepër shumë Meritonin.
“Ishalla kthehet Ilnisa!”- u shpreh Graciano, ndërsa përballë tij qëndronte Meritoni i cili e ka ‘paralajmëruar’ Gracianon që nëse ky i fundit vazhdon të përmendi Ilnisën, e cila momentalisht ndodhet jashtë shtëpisë, Meritoni do të vazhdojë të përmendi Argjirën, ish-partneren e Gracianos.
Po përse e përmend Ilnisën o vëlla? Përse? Çfarë po të intereson ty? Për çfarë e përmend, të kam thënë 1000 herë të mos e përmendësh! O zotëri, të kam thënë mos ma përmend sepse të përmendi Argjirën! Të kam kërkuar të mos ma përmendësh!”– u shpreh kështu Meritoni-Gracianos e ndërsa ky i fundit u duk sikur ‘nuk i interesonin’ fjalët e banorit.