Jetmir Salaj një ditë pas largimit nga Big Brother renditi arsyet se përse u detyrua të linte lojën.
“Të dashur miq siç e patë edhe në primen e kaluar, mua m’u mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës, qoftë edhe të këtij formati me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohoet e drejta një lojtari të vendosë ta bëjë lojën si ta dojë ai dhe në vazhdën e të drejtave të mohuara të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe në kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme vendosa të largohesha nga loja. Nëse ju duket gjykimi i Big Brotherit i drejtë atëherë…”, tha Jetmiri.