Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës pa kontroll dokumentash identifikimi gjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Qeverite e dy vendeve rishikuan nje protokoll, I cili deri tani lehtesonte procedurat e levizjes ne kete pike kufitare vetem në 4 muajt e verës.
“Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, të verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë – Kukës për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt, pra 9 muaj gjithsej në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte 4 muaj, konkretisht vetëm 1 qershor deri në 30 shtator. Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash, karta identiteti për shtetasit, e theksoj për shtetasit e të dy vendeve tona.”
Masat lehtesuese gjate veres ne Morine e kane bere thuajse inekzistente kete pike kufitare mes kosoves dhe shqiperise. Ndersa protokolli I ri I nenshkruar nga dy ministrat e brendshem synon te shtoje fluksin e levizjeve te dyanshme pa ndalesa dhe vonesa