Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqiptarët duke qenë se cilëson një popull në progres sa i përket të veshurit mirë dhe me stil, po thellohen akoma më shumë për të ditur më tepër rreth saj.
Esmeralda Zoto, me profesion kuratore imazhi, ishte e ftuar në podcastin e radhës të Fashion Guru’s, ku foli mbi armokrominë, sa e rëndësishme është ajo për të ditur ngjyrat që na shkojnë dhe sa vlen për të na ndihmuar të bëjmë blerje të zgjuara.
E pyetur nga moderatorja e podcastit Santana Çomora se si qëndron lidhja mes Kryeministrit dhe stilit të tij, ajo u shpreh se: “Dua të them se maja e piramidës për një konsultë imazhi është stili dhe stili rrëzon edhe armokrominë. Thyen çdo gjë. Kështu që unë mendoj që Kryeministrin e kemi në stil”, u shpreh Esmeralda Zoto sipas Living.