Një prej çështjeve më të diskutuara gjatë kësaj jave është përmendja e vajzës së Jetmirit nga Egla gjatë një debati mes tyre.
Fituesi i Big Brother 6, Anaid Kaloti gjatë diskutimit në Albanian Youtubers në kanalin në Yotutube tha se çështja është shumë e rëndë dhe mund të shkojë në gjykatë.
Produksioni duhet të mbrohet shumë mire, theksoi ai, duke shtuar se arsyeja që videoja është fshirë në rrjete sociale mund të jetë ndërhyrja e familjes.
Pjesë nga diskutimi:
Aulona: Si mendon pse u hoq videoja pastaj nga faqja e Bigut?
Anaid: Do të ketë ndërhyrë familja 100%, Jetmiri e ka nusen juriste edhe e njeh mirë legjislacionin
Aulona: Çfarë mendoni se do të ndodhë?
Anaid: Mendoj që do të dijë të mbrohet mirë Bigu në këtë rast, se Egla është e 10 herë që e bën këtë gjë nuk e ka për herë të parë
Aulona: Si do të mbrohet kur është e 10 herë?
Anaid: Duhet të gjejë një formë që ta mbrojë veten mirë ose në të kundërt do..
Erioni: Me gjyq
Anaid: Sepse familja, çfarë faji ka goca këtu, plus është rrit në Kanada me një frymë komplet tjetër, futet tek kjo tallavaja, e merr Egla e përmend.
Aulona: Ata aty kanë heq jorgan, kanë marrë bluza në pishina.