Paraqitja e Grida Dumës në ekran, ekspertja e Armokromisë tregon nëse e ka gjetur paletën që i përshtatet: Ka ndryshuar katërcipërisht
Armokromia, terapia e ngjyrave është tema që u trajtua në podkastin e Fashion Guru në kanalin e Albanian Youtubers në Youtube.
Dy ekspertet Esmeralda Zoto dhe Emi Hoxha komentuan disa prej personazheve të njohur nëse e kanë gjetur paletën e tyre të ngjyrave.
Zoto u shpreh se veshjet e Grida Dumës kanë ndryshuar pasi ajo u bë pjesë e ekranit me emisionin Top Story.
Lidhur me linjën që ajo po ndjek, ekspertja thotë se Duma e ka zgjedhur paletën e saj.
“Zonja Grida Duma unë mendoj se ka ndryshuar katërcipërisht në aspektin se e kemi parë ajo politikania, kur lidhesh me temat më sociale, automatikisht tërhiqesh edhe më shumë nga masa e gjerë nga një kategori e caktuar. Zonja Grida mendoj që përveç pjesës së profesionit absolutisht ka bërë lidhjen pastaj me imazhin, duke u hedhur në një sektor tjetër, ia kërkon pak më shumë sepse vëmendja është më e madhe, më ambioze, mendoj që e ka gjetur paletën e saj, por që mua nuk më lejohet në aspektin profesional për të folur në lidhje me nëse është në paletën e saj korrekte apo jo”, tha Zoto.