Sherri mes Eglës dhe Rikes, ku kjo e fundit i hodhi pana në flokë, ishte një ndër më të ashprit brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Moderatorja Aulona Musta gjatë komentimit live të spektaklit në kanalin e Albanian Youtubers në Youtube tha se nëse Egla nuk largohet nga shtëpia atëherë duartrokitet sjellja e saj agresive.
“Nëse Egla del në nominim dhe nuk del nga shtëpia, i bie që duartrokitet sjellja e saj, i jepet akoma dhe shumë zë gjithë çmendurisë që ajo ka dhe bën në Big Brother”, tha Aulona.