Duket sikur ka ndodhur dje, por jo, kanë kaluar plot dy vite prej ndarjes së parakohshme nga jeta të Hueyda el Saied.
Vdekja e saj trishtoi miqtë, kolegët dhe këdo që e njihte dhe e kishte parë nga ekrani. Por sigurisht, më shumë nga të gjithë, mungesën e saj e ndiejnë partneri, Thierry, dhe i biri, Gabrieli.
Nëse do të ishte gjallë, Hueyda do të festonte sot 49-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, bashkëshorti i saj Thierry e ka kujtuar në mënyrën më të bukur, duke ndarë një video me nga pjesëmarrja e saj në Top Fest dhe disa foto të ëmbla familjare.
Të shumta kanë qënë komentet të cilat urojnë që artistja të jetë duke festuar me ëngjët…/Kids’Time