Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
“Do ta ndjek penalisht”, babai i Sara Gjordenit për akuzat e të bijës: Të përgjigjet për ato që ka thënë, janë të pavërteta

“Do ta ndjek penalisht”, babai i Sara Gjordenit për akuzat e të bijës: Të përgjigjet për ato që ka thënë, janë të pavërteta

March 15, 2024
in Showbiz
Share on FacebookShare on Whatsapp

Artur Gjordeni, një person që pretendon të jetë babai i Sara Gjordenit, pasi mohoi akuzat e bëra nga kjo e fundit e cila ishte shprehur më herët se i ati kishte dashur ta helmonte në moshë më të vogël, së fundmi ka paralajmëruar ish-banoren e “BBVIP 3” se do ta ndjekë penalisht.

Duke hedhur poshtë pretendimet e Sarës e cila ishte shprehur më herët se i ati nuk e kishte kërkuar kurrë, Artur Gjordeni shprehet se ka qenë vetë e bija që nuk kishte dashur ta takonte.

“Po thuaj o baba faleminderit, për kulturë, për njerëzillëk se fundja fare ajo vajza ime është, unë nuk e shaj. Po me këto që ka bërë ose t’u përgjigjet këtyre gjërave ose do ta ndjek penalisht. Pasi u ndava me të ëmën, gjykata vendosi se çdo ditë të parë të muajit dhe të fundit Sara kishte takim me mua. Kam shkuar e kam kërkuar, më dilte vjehrri më dilte më thoshte e kam çupën time”– u shpreh ai.

Mes të tjerash ka treguar se ishte përpjekur ta takonte të bijën edhe në shkollë por nuk e kishte lënë drejtoresha dhe më vonë, ishin përhapur fjalë se ai e kishte ‘terrorizuar’ Sarën.

“Kur ka qenë në shkollë kam shkuar të takoj, drejtoresha më tha nuk kam nge të bredh nëpër gjyqe me nusen tënde. Vjen ish-gruaja ime nga Greqia hap fjalë se kam shkuar unë dhe kam terrorizuar çupën. E kam kërkuar nuk më ka ardhur, para 4 vjetësh i kam dërguar edhe avokat tek gjyqi dhe nuk ka pranuar të dilte. Kur ishte 17 vjece Sara konkurroi për miss globe por pa firmën e 2 prindërve nuk konkurronte dot. Erdhën e mu lutën si qeni për t’ja dhënë firmën”– shtoi Arturi.

Ditë më parë, në një intervistë për “Ftesë në 5”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, rrëfeu se nuk e ka takuar kurrë të atin, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës, tentativa për helmim dhe rrëmbim. Sara tregoi se babai iu largua kur ishte vetëm 2 vjeçe dhe se ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, ndër të tjera e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.

Previous Post

Sara Gjordeni x Zero Absolute

Next Post

Heidi përplaset ashpër me Julian: Paske qenë njeriu më skandaloz…

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

September 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al