Liga e Kampionëve ka zbuluar çiftet çerekfinale në shortin që u hodh në Nion të Zvicrës, me spektakël të garantuar që pritet në të gjitha takimet.
Bajerni i Mynihut ka “peshkuar” Arsenalin, me takimin e parë që do të luhet në Londër, teksa një përplasjesh mes dy skuadrave të forta është ajo mes Atletikos dhe Dortmundit.
Një finale e parakohshme mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit që ndeshen për herë të tretë radhazi në Champions, teksa spektakël do të ketë dhe në takimin Barcelona-PSG.
Gjithashtu janë mësuar dhe çiftet gjysmëfinale, me fituesin e Real-Siti që do të ndeshet me fituesin e Arsenal-Bajern. Gjysmëfinalja tjetër do të jetë Atletik-Dortmund me fituesin e Barcelona-PSG.
Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ato të kthimit me 16 dhe 17 prill.
Sa i përket gjysmëfinaleve të para, ato do të luhen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa sfidat e kthimit më 7 dhe 8 maj, teksa finalja luhet më 1 qershor në “Wembley”.
SHORTI:
FINALE:
FITUESI/GJYSMËFINALE 1 – FITUESI/GJYSMËFINALE 2
GJYSMËFINALET:
2-ARSENAL/BAJERN MYNIH – REAL MADRID/MANÇESTER SITI
1-ATLETIKO MADRID/BORUSIA DORTMUND – PSG/BARCELONA
ÇEREKFINALET:
4-PSG – BARCELONA
3-REAL MADRID – MANÇESTER SITI
2-ATLETIKO MADRID – BORUSIA DORTMUND
1-ARSENAL – BAJERN MYNIH
SKUADRAT:
ARSENAL
ATLETIKO MADRID
BARCELONA
BAJERN MYNIH
DORTMUND
MANÇESTER SITI
PSG
REAL MADRID