Paraditen e sotme, Juli dhe Heidi janë përfshirë në një debat për raportin që kjo e fundit ka me Romeon.
Më herët Heidi është shprehur se provokimet e Julin kanë bërë që marrëdhënia me Romeon të kriset. Aktori ka shkuar afër Heidit dhe i ka thënë se “nuk është futur mes saj dhe Romeos për ta çuar në krevatin e tij”. Nga kjo deklaratë Heidit u hutua dhe u ndje e fyer, kështu shpërtheu në lot.
Juli: Unë nuk kam hyrë mes jush për të çuar ty në krevat, kjo është me qenë Elena e Trojës.
Heidi: Në çfarë ujërash po shkon o Jul? S’ta tha në atë mënyrë, qyqja!
Heidi: Jo o Jul. Kaq larg ju ka shkuar muhabeti? E e di sa e rrezikshme është kjo mo? Ti je i tmerrshëm.
Romeo ka ndërhyrë duke e ka veçuar Heidin nga banorët e tjerë për ta qetësuar.
Heidi: Paska shkuar muhabeti deri këtu që Helena do të shkojë në krevat…
Romeo: Po jo moj është tjetër muhabet, çfarë po më thua? Kush po t’i thotë këto?
Romeo shkon drejt Julit për ta sqaruar.
Juli: A e di se çfarë po thuhet këtu apo jo?
Romeo: O i pafytyrë çfarë i thua ore? Ore i pa sedër, çfarë i thua, ajo është vajza jote ore. Burrë i pafytyrë. O mashkull kafshë, plehrë.