Moderatorja Hygerta Sako ka komentuar lojën e Egla Cenos brenda shtëpisë më të famshme të momentit.
Gjatë diskutimit në kanalin Albanian Youtubers në Youtube, ajo u shpreh se sjellja e Eglës është agresive sepse ajo është rritur me idenë për t’i rrëmbyer gjërat.
“Unë Eglën e njoh që studente qëkur kemi qenë studente, ka qenë një vit poshtë meje, unë kam përshtypjen që Egla është rritur me idenë për t’i rrëmbyer gjërat, nuk i ka pasur gjërat e thjeshta në jetë dhe kam përshtypjen që edhe këtu në Big Brother në një farë mënyre me egërsi duhet t’i marrë gjërat”, tha Hygerta.