Hyrja më e re në shtëpinë e Big Brother VIP, Jetmiri, ka qenë në qendër të vëmendjes.
Banorët, të cilët janë të gjithë përgjithësisht kundër, u shprehën se nuk i pëlqen loja e tij, kryesisht sepse sipas tyre, flet prapa krahëve.
Juli: Nuk më konsideron, por vjen e më godet. Ky zotëri ka vendosur ta bëjë lojën jo përballë. Nëse është gjeneral i mirë le ta bëjë me vajzat. I kam thënë dhe Jetmirit, mua këtu më ke, nësë do të bësh një debat me mua. Të vijë të përballët, nuk kam asnjë frikë. E konsideroj në shtëpi, ai të bëjë cfarë të dojë.
Jetmir: S’dua ta komentoj fare
Heidi: Nuk kam një opinion të mirë, ka ardhur me idenë si të sillemi. Në atë mënyrën e qetë, por edhe kërcënuese. Nuk më pëlqen kjo mënyrë komunikimi dhe nuk i thotë gjërat në sy. Kjo mënyrë me krijuar trazira nuk të ndryshon nga të tjerët. Dhe kjo që i duket vetja sikur ça është.
Jetmir: Kam gjetur një situatë të rënduar dhe të pistë. Kam gjetur njerëz që nuk kishin komunikim. Duke qenë se gjeta një situatë të tillë, kam të drejtë të përdor të gjitha mënyrat që të kuptohem.
Egla: Hë mo më…
Ilnisa: Më erdhi mirë si erdhi në fillim, por po luan me fjalë kot më kot. Kur ti do të luash pas krahëve, ti kështu ke menduar të luash?
Egla: Ky person më ka ofenduar që në ditën e dytë, vepron pas dyerve. Ky ka mbaruar me BBV, ka dalë cullak. Ka marrë të gjithë vëmendjen e botës dhe të dalë
Romeo: Po bëni atë që ai pret që të bëni
Jetmir: Unë kam ndihmuar që Ilnisa të kalojë egon e saj personale, kam bërë të mundur të realizohet festa e 8 Marsit.
Romeo: Unë mendoj që Jetmir ka qenë i fortë 14 vjet më parë, tani është komentator, nuk bëhesh dot Shakohoxha. Erdhi do merrte deputetët e zonës dhe mblodhi vetëm Françeskën dhe Sarën. Jetmiri do koalicion.
Ledjona: Ne e kuptuam lëvizjen e Jetmirit, ne na interesonte për atë që thoshte. Ai bëri sondazh unë bëra analizë. Juli është pak xheloz, për lojën nuk na komandon. Si do e pastrosh shtëpinë? Duke u larë nudo në shtëpi?
Roza: E vlerësoj Jetmirin dhe frymën e tij në këtë shtëpi, të tundi dhe t’i shkundi themelet.