Jetmir Salaj është votuar nga publiku si lideri i shtëpisë së Big Brother VIP për këtë javë.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP, ai ka arritur të fitojë zemrën e publikut duke marrë shumicën e votave, dhe lënë pas banorë që kanë hyrë që ditën e parë.
Si detyrë ai kishte për të ndarë banorët e tjerë në çifte, me një televotim që do të hapet gjatë kësaj jave, ndërsa vetë është imun dhe nuk del në televotim.
Çifti i fundit do të shkojë kundër njëri-tjetrit në një televotim që do të hapet të martën e ardhshme.
1.Egla-Ilnisa: Duhet të gjejnë forma komunikimi;
2.Vesa-Juli: Vesa është shpirt i lirë dhe mendoj se do e zbusë këtë lojë agresive që Juli zhvillon
3.Romeo-Bardhi: Do ju bëj mirë të dyve të bashkëbisedojnë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin;
4.Rike-Meriton: Ka një konflikt. Duhet të kenë ura komunikimi. Janë dy shpirtra të pastër që duhet të ulin krenarinë dhe të bisedojnë me njëri-tjetrin;
5.Roza-Heidi: Janë dy botë të gjalla. Do më pëlqente të zhvillonin basdhkëbisedime;
6.Julia-Erjola: Kanë eksperienca për të shitur të dyja;
7.Françeska-Sara: Kanë eksperienca të forta nga jashtë;
8.Silvi-Ledjona: Mund të qëndrojnë shumë mirë bashkë me njëri-tjetrin.