Pak momente më parë përdoruesit e Instagram-it dhe të Facebook-ut nuk kanë patur mundësi që të përdornin këto rrjete sociale.
Një problem i tillë ndodh shpeshherë, ku shumë prej përdoruesëve ankohen dhe ndjehen të shqetësuar.
Shumë prej përdoruesëve po shfrytëzojnë rrjetin social ‘X’ për të treguar se kanë problem në përdorimin e Instagram-it dhe të Facebook-ut.
Platformat e tjera në pronësi të Meta duket se po përjetojnë gjithashtu probleme, duke përfshirë Threads, një platformë e re që funksionon me Instagram dhe Whatsapp.
Vetëm WhatsApp, i cili po ashtu është në pronësi të kopmpanisë Meta sikurse dhe tre aplikacionet e përmendura më sipër, ka vijuar të funksionojë normalisht.