Çdo femër ëndërron dhe synon të duket bukur, joshëse dhe seksi kur vjen puna për veshjen. Kur ecën në rrugë, punon në zyrë, apo kur del me partnerin e saj, pamja zë një pjesë të mirë të mendimeve. Dhe dukja e jashtme të rrit shumë nivelin e vetëbesimit, por nëse edhe të brendshmet janë të bukura dhe qëndrojnë joshëse në trup, ky nivel vetëbesimi shumëfishohet.
Linzheria, kjo është tema për të cilën është folur në podkastin e fundit të “Fashion Guru’s” me moderatorë Santana Çomora dhe Niko Komanin. Një temë që i përket të shkuarës dhe që është pjesë e përditshmërisë tonë në 365 ditë të vitit.
Të ftuara për të folur më gjerë rreth të bukurës shumë pak të dukshme si në rastin e të brendshmeve apo veshje që nga gardëroba e gjumit janë kthyer në outfite, ishin të ftuara Eni Gjokollari sipërmarrëse dhe Ksela Lara stiliste dhe ish- modele.
Eni Gjokollari, në lidhje me sipërmarrjen e saj të lanzherisë tregon se ideja i ka lindur gjatë periudhës së pandemisë dhe e ka nisur këtë biznes pa e ditur se si do shkonte. E pyetur nga moderatorja e podkastit se cilat janë disa nga personazhet e fiksuara pas blerjes së të brendshmeve, sipërmarrësja ka veçuar Estela Ujkan, si një nga klientet më të rregullta të saj, Lei Kraja po ashtu.
“Një nga personazhet e njohura që vjen rregullisht është Estela Ujka, të cilës i rrinë dhe i përshtaten shumë bukur të brendshmet, Lei Kraja, por edhe Santana (kryeredaktorja e LIVING) është një nga klientet që vjen shpesh në dyqanin tim”, është shprehur Gjokollari.
“Mendoj se tregojnë respekt për veten, vajzat dhe femrat që janë të fiksuara me pjesën e linxherisë dhe është e rëndësishme. Duke qenë se është diçka e padukshme për njerëzit, këto femra nuk fokusohen gjithmonë te dukja e jashtme”, ka vijuar Lara.
Një tjetër pjesë e bisedës mes të ftuarave u përqëndrua edhe në trendin e kohëve të fundit, që një pjesë e mirë e veshjeve të cilat më parë përdoreshin për gjumë siç janë fustanet saten, ose korsetë që funksionin e vetë e kryenin poshtë outfit-eve, sot janë kthyer në pjesët më të dukshme.
“Vajzat kryesisht vitet e fundit kanë filluar të veshin fustanet saten që më parë në gardërobë llogariteshin vetëm për gjumë, tani i shohim t’i kombinojnë me një palë çizme, xhaketë, ose korsetë që i vendosnin për të mbledhur barkun tashmë i vendosin sipër këmishave”, është shprehur Ksela.
“Kohët kanë ndryshuar sepse në fillim kur doli ky stil na dukej sikur vajzat dhe gratë dilnin në rrugë me pizhama dhe me veshje nate, ndërsa tani nuk na bën më përshtypje”, ka vijuar sipërmarrësja.
Ndërsa se cilën nga personazhet shqiptare shohin dy të ftuarat, të denja për të përfaqësuar brendin apo të punojnë me to, Eni u shpreh se e sheh më bukur brendin e saj në vajzat topolake që mjafton të ndjehen rehat me trupin e tyre, e ndërsa për Kselën, Ledina Çelo do të ishte sfida më e bukur për të punuar në mënyrën më elegante në mundshme.