Një kantinë vere në Valladolid të Spanjës është sabotuar nga një grua e cila nuk është identifikuar ende. E maskuar mirë dhe me kapuç, gruaja shihet nga kamerat e sigurisë që hyn në kantinë dhe hap cisternat duke rezultuar në derdhjen e 60 mijë tonëve verë me vlerë 2 milionë euro.
Ngjarjet, të cilat janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së magazinës, kanë ndodhur në orën 3:30 të mëngjesit të së dielës.
José Moro, pronari i kantinës Cepa 21 ka thënë se personi që ka bërë këtë veprim e ka njohur shumë mirë atë territor dhe mekanizmin e hapjes së depozitave diçka që nuk është shumë e thjeshtë.
Pronari shpjegoi për EFE se në imazhet mund të shihni se si ky person hyn nga një derë që i jep akses në dhomën e motorit dhe aty fillon, shumë shpejt, të zbrazë tre cisterna.
Moro pohon se i vetmi motiv që sulmuesi kishte ishte të shkaktonte dëm.