Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi gjatë live-t të së shtunës në podkastin e Albanian Youtubers në Youtube komentoi sherrin e ndodhur Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa e konsideron një çështje delikate që duhet të tregohet shumë kujdes nga ana e banorëve, ajo u shpreh se festa e Pavarësisë së Kosovës u përdor nga ana e banorëve.
“Ne jemi shumë të ndjeshëm tek çështja e Kosovës si popull dhe sigurisht tek çdo njeri, cdo individ që do të hyjë tek shtëpia e Big Brother duhet të jetë shumë i kujdesshëm në mënyrën se si e përdor, sepse mua m’u duk që në një farë mënyre u përdor Festa e Kosovës, dhe ta garantoj unë që është përdorur”, tha Rozana.