Moderatorja dhe këngëtarja Evi Reçi në podkastin e transmetuar në kanalin Albanian Youtubers në Youtube komentoi largimin nga loja të Elvisit, gjatë nominimit me Romeon dhe Heidin.
Ajo u shpreh se në lojë romanca shet më shumë se miqësia mes dy personave.
“Romanca shet më shumë se sa miqësia midis dy meshkujve, më mirë mbajmë një romancë, një gjë erotike, se sa Lisin me Romeon që nuk është se do të përbëjnë ndonjë lajm më vonë, kurse Heidi me Romeon do të përbëjnë lajm, u puthën s’u puthën, u ndanë s’u ndanë”, sipas Evit.