Kutia e Pandorës ka shkaktuar debat të ashpër mes Romeos dhe Gracianos, pasi ky i fundit e nxori në nominim me Heidin dhe Elvisin.
Nga ky nominim doli nga shtëpia Elvisi, ndërsa Romeo është kthyer në një prej protagonistëve të lojës.
Sipas fituesit të Big Brother VIP 6, Anaid Kaloti tha se
Gjatë komentimit live të spektaklit në kanalin Albanian Youtubers në Youtube ajo theksoi se kjo situatë vetëm e ka favorizuae moderatorin, të cilit nëse i bie Kutia e Pandorës mund të nxjerrë në nominim veten, Julin dhe Gracianon.
Me këtë lëvizje ai sërish do të favorizohej dhe do të kthehej në super lojtar, sipas Anaid Kalotit.
“Nga ky nominimi për të tregu se jam lojtar i fortë nuk do e lija pa e fut veten, duke qenë se ai ia dha si opsion dy tre herë, mund ta fusësh veten. Nesër mund të ndodhi që Big Brother, duke qenë se Romeo ishte personi në thonjëza u dëmtua nga Graciano, se në mendimin tim nuk është dëmtuar, përveç se është favorizu në lojë.
Nesër Big Brother thërret Romeon, mund ta thërrasë edhe sonte, nuk e di, se dalin dy vetë sonte, i thotë Romeo bëj edhe ti të njëjtën gjë, një nominim me tre emra dhe Romeo fut veten, fut Gracianon dhe Julin dhe i jep dy herë mundësinë të dalë super lojtar.
Nëse ia la tre sheqernat tek kolltuku, fakti që ky i merr tre sheqernat në dhomë të rrëfimit dhe shkon me hap një kuti që nuk e di çfarë ka brenda, këtu lindin dyshimet e mia që Graciano e di që do të dalë përballë Kuti së Pandorës”, tha Anaidi.