Kutia e Pandorës krijoi tension të madh në shtëpinë e Big Brother VIP, pasi Graciano zgjodhi të dërgonte në nominim Romeon, Heidin dhe Elvisin.
Arjola Shehu, pjesë e panelit të podkastit në kanalin Albanian Youtubers në Youtube tha se Graciano veproi me inat personal dhe jo si lojtar.
Pjesë nga diskutimi:
Arjola: Graciano luajti me inat personal, po të ishte lojtar i mirë Graciano do të nxirrte në nominim Romeon, Ilnisën, Julin
Anaid: Gabim
Arjola: Ose më mirë akoma nxjerr Romeon që e kishte inat, Ilnisën ose Julin dhe Heidin.
Anaid: Në BBV nuk luan vetëm me banorë, luan me tre dimensione, luan me banorët, luan me publikun dhe me dhomën e rrëfimit, kur unë të vë me lojtarët e fortë, i tregon që ti je më i forti se unë vij 10 ditë me vonesë, të jap sinjal, ça bëj unë të vë me grupin. Graciano ka bërë lëvizja më dinake që do të bënte një njeri në atë moment.
Kledi: Graciano e goditi, unë si Romeo, nuk dinte çfarë të bënte nga emocionet e nxorri nga vetja, Romeo në këtë pikë humb forcat e veta, e ka goditur nga të dyja anët, ka bërë lëvizja më dinake, sepse anën sentimenatale në atë shtëpi është shumë vështirë ta menaxhosh.
Arjola: I dha rëndësi Romeos
Kledi: Nuk i dha rëndësi, e goditit.