Vullneti dhe përkushtimi i madh ishin disa prej karakteristikave që e ndihmuan në punën e tij e cila njihet në të gjithë botën, Olen Çezarin.
I ftuar në podkasin “Thjesht me Tean” ai shprehet se ndërsa ndiqte studimet për violinë, fëmijët e moshës së tij luanin jashtë.
Olen: Fati i natyrës unë që kisha vesh, ai ishte zbulimi i parë, mamaja ime e zbuloi që unë kisha vesh, pastaj filluan lojërat, gjërat, gjithsesi unë nga fëmijëria mbaj mend këtë gjë, që ndërkohë që të tjerët ishin duke luajtur futboll aty nga penxherja, unë po bëja studimet për violinë, këtë e mbaj mend shkëlqyeshëm fare. Mbaj mend që shkoja për ditë o me këmbë gjysmë ore nga shtëpia deri në shkollë, ose me autobus kur kalonte një herë në orë, nëse e kapja në kohë, ose me karrocë me kalë.