Protagonizmi i Gracianos gjatë spektaklit të së shtunës nuk kaloi pa u disktuar këtë të hënë në podkastin e transmetuar në kanalin e Albanian Youtubers në Youtube.
Gazetarja Klotilda Harka tha se Graciano dhe Erjola kanë hyrë me një mision të caktuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP 3.
Ajo theksoi se në lojë ai nuk e ka kapacitetin që të bëhet pol në shtëpi.
Nga ana tjetër, këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi u shpreh se Graciano tentoi të krijonte një pol kur debatoi me Romeon.
Pjesë nga diskutimi:
-Mendoj që është ndezur situata, por gjithmonë me protagonistë të njëjtë
-Kë sheh ti si protagonist?
-E bezdisur Klodi
-Graciano i ndezi dy protagonistë
-Graciano nuk e ka atë kapacitetin, në kuptimin e lojtarit që të bëhet një nga polet e kësaj loje
-Unë mendoj që merret pak vesh me sy, edhe Juli me Romeon në këtë rast do ta injorojnë disi në vazhdim.
-Në momentin që këta të dy, si Erjola, si Graciano punojnë në Top, natyrisht që kanë hyrë me një mision të caktuar, kuptohesh që do të hysh aty, je pjesë e Topit, do ta bësh lojën më fort se sa një njeri që vjen siç ishte Olsi Bylyku.
-Graciano duke u zënë me Romeon tentoi të krijonte një pol duke shkuar tek Rikja, duke i thënë se kështu ndodhi, por Rikja ishte pak më neutrale, nuk e dha veten që po ke të drejtë.
Çdo të hënë dhe të premte, ora 19:00 komentojmë Live mbi lojën që kanë zgjedhur të luajnë personazhet e famshëm në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 3. Qëndroni në kanalin e Albanian YouTubers, për të qenë edhe ju bashkëbisedues në livestream ose në platformat e tjera me komente dhe pyetje.