Këngëtari Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”, i cili pritet të hyjë në shtëpi sonte, pas prezantimit në Fan Club.
Nuk dihet ende nëse kjo hyrje e re do të trazojë ujërat në shtëpi, pasi artisti është ish i dashuri i Sara Gjordenit.
Gazetarja Arjola Shehu gjatë diskutimeve në podkastin e transmetuar në Albanian Youtubers në Youtube tha se të gjithë sytë do të jenë tek Sara në momentin që do të hyjë Endriku.
Pjesë nga diskutimi:
-Kur të hyjë Endriku sytë do të jenë nga Sara nga e gjithë publiku
-E mbani mend Lorencin me Keisin? E njëjta gjë
-U fol ama
-Ata ishin single të dy
-Unë jam kurioze, Sara do të bëjë rolin sikur nuk e njeh?
Çdo të hënë dhe të premte, ora 19:00 komentojmë Live mbi lojën që kanë zgjedhur të luajnë personazhet e famshëm në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 3. Qëndroni në kanalin e Albanian YouTubers, për të qenë edhe ju bashkëbisedues në livestream ose në platformat e tjera me komente dhe pyetje.