Marrëdhënia Ilnisa-Meriton vijon të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pse ata nuk e pranojnë se janë çift pavarësisht puthjeve që kanë shkëmbyer.
Një prej temave të diskutuara gjatë puntatës të së shtunës në Albanian Youtubers është edhe marrëdhënia e tyre.
Jetmir Salaj tha se me marrëdhënien që ka krijuar me Meritonin ajo “është duke i hapur gropën vetes në sytë e publikut”.
Jetmiri: Ilnisa është xheloze për punën e Rikes, edhe prova i takoi të qëndronin bashkë, Ilnisa po e vuan këtë pjesë, mosprezencën e Meritonit
Anaid: E ka mbyt ajo, e kupton që do të të mbysi derisa vjen një moment që t’i merr të gjitha
Kledi: Ilnisa sot e humbi komplet, Meritoni nuk i doli në krah që e priste, Rikja fut e bjer nuk e la me marr frymë, Ilnisa sot një nga lojtaret më të dobëta nga ato që prisnim.
Jetmiri: Ajo është duke i hapur gropën vetes në sytë e publikut, sepse nuk ka më subkoshiencën, e ka humbur, realiteti jashtë me realitetin brenda nuk përputhet, ajo ka ndërtuar një Big Brother imagjinar në mendjen e saj, ky është gabimi i kësaj loje.
Fjodora: Më pëlqen se si ajo goca (Rikja) e përballon presionin e saj, agresiviteti që ka Ilnisa në plan personal është shumë i fortë, i drejtpërdrejtë.
Dajo i Astirit: Sa për Meritonin dhe Ilnisën, e kam thënë dhe do ta them deri ditën e fundit, është një dashuri brenda atyre mureve, në momentin që dalin jashtë gjithçka zerohet.
Çdo të martë dhe të shtunë, ora 20:20 komentojmë Live mbi lojën që kanë zgjedhur të luajnë personazhet e famshëm në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 3. Qëndroni në kanalin e Albanian YouTubers, për të qenë edhe ju bashkëbisedues në livestream ose në platformat e tjera me komente dhe pyetje.