Të ftuarat e radhës në podkastin “Fashion Guru” me Santana Çomorën dhe Niko Komanin ishin motrat Sara dhe Ditea Berisha, të njohura për stilet e veçanta të të veshurit.
Të pyetura nga Niko, nëse një infuenceri i duhet një PR, Sara e konsideron gjë të panevojshme, ndërsa e lidh me faktin që jetojmë në një vend të vogël si Shqipëria dhe blogeret e kanë të lehtë të kenë kontakt me mediat.
Gjatë diskutimi për eksperiecat me brandet e modës, motrat blogere u shprehën të hapura për eksperienca edhe në fusha të tjera.
Niko: Mendoni që një influenceri, blogeri i duhet një PR menaxher?
Sara: Këtu është keq me e marrë këtë, keq mos me e marrë, se po e more thonë u bë kjo me e marr menaxher, s’e more pse s’e ke marrë. Mendoj që, të rrimë pak me këmbë në tokë, Shqipëria është shumë e vogël, mendoj që mund t’ia dalim edhe vetë që të kemi një kontakt me Nikon apo me Santanën apo nuk e di se çfarë.
Sara: Ditea çfarë pune bëjmë ne?
Ditea: Ne bëjmë atë punë që duan ta bëjnë të gjthë. Të gjithë e paragjykojnë, por të gjithë duan ta bëjnë, kjo është përgjigjja që unë jap gjithmonë.
Niko: Domethënë në të ardhme mund të kemi edhe një Berisha’s Agency për..
Sara: Me thënë të drejtën, unë e kam menduar, nuk është se nuk e kam menduar.
Satana: Një emision bashkë e keni menduar juve?
Ditea: E kemi menduar
Sara: Madje mua dhe Diteas na është bërë një propozim i vogël kur unë dola nga…
Niko: Big Brother
Sara: Po
Sara: Mendoj që jemi në fazën që nëse do të bëjmë diçka, më mirë di që e bëjmë, tani po ecën shumë Youtube, podkasti.
Po eksperienca jote me ekranin?
Ditea: Edhe e imja ka qenë një eksperiencë shumë interesante, emisionin që unë isha pjesë në E Diell bashkë me Ervinin, mendoj që ma ka bërë shumë të lehtë Ervini, sepse po të mos ishte Ervini, mendoj që do ta kisha më të vështirë.