Anija turistike “Icon of the Seas”, e gjatë tri herë më shumë se sa një fushë futbolli nis udhëtimin e saj të parë sot nga Miami.
Kjo anije ka 20 kuverta dhe transporton mbi 7,600 njerëz, pasagjerë dhe ekuipazh. Gjithashtu në hapësirën e saj të bredshme është një ujëvarë e brendshme prej 17 metrash.
Kompania ka theksuar se anija funksionon me gaz natyror të lëngshëm dhe se ajo është vetëm një pjesë e strategjisë alternative të karburantit, së bashku me biokarburantet, metanolin dhe burimet e tjera të energjisë.
Kompania shton gjithashtu se anija është ndërtuar për të akomoduar qelizat e karburantit, të cilat prodhojnë energji elektrike pa djegie, për t’u përdorur për të fuqizuar ashensorët, megjithëse bateritë ende nuk janë instaluar për shkak të një problemi me furnitorët.
Gjithashtu, kur është në port, Icon do të funksionojë me energji elektrike të furnizuar nga bregu, një alternativë më e pastër për funksionimin e gjeneratorëve ndotës.
Lundrimi i kësaj anijeje përrallore ka shkaktuar valë kritikash në rrjet, ku theksohet se emetimet e karbonit të industrisë së lundrimit për pasagjer janë më shumë se dyfishi i asaj të linjave ajrore.
Kjo nuk i bind grupet mjedisore që argumentojnë se Royal Caribbean, kompania që zotëron anijen, e konsideron LNG-në si lëndë djegëse jeshile, sepse motori lëshon 70% -80% më shumë gazra serë për udhëtim sesa nëse do të përdorte një naftë të rregullt të linjës.
Siç shpjegojnë ata, përdorimi i LNG në vend të lëndëve djegëse të tjera mund të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit me 25%, por një anije turistike që përdor LNG lëshon më shumë gazra serë në përgjithësi. Kjo ndodh kur një pjesë e gazit natyror nuk digjet, duke rezultuar në emetimin e metanit, një gaz serrë shumë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit.
Anijet, shtojnë ata, duhet të përdorin qeliza karburanti dhe hidrogjen ose metanol të rinovueshëm, të cilët lëshojnë më pak gazra serë.
Studimet nga organizatat mjedisore madje krahasuan gjurmën e karbonit të një pushimi njëjavor të lundrimit në Evropë, me fluturimin dhe qëndrimin në një hotel. Ata arritën në përfundimin se lundrimet janë tetë herë më “të shtrenjta” për sa i përket karbonit.