Këngëtaret ukrainase Jerry Heil dhe Alyona Alyona do të përfaqësojnë këtë vit Ukraininën në Eurovision 2024.
E veçanta është se këto këngëtare do të prezantohen me një këngë që i kanë dedikuar Nënës Terezë dhe Marisë, nënës së Krishtit, këngë që edhe titullohet “Teresa & Maria”.
Kujtojmë se Ukraina ka qenë edhe fituese e edicionit të Eurovision në vitin 2016.
Këngëtarja Jamala ishte përfaqësuese e këtij edicioni ku edhe fitoi, me këngën 1944.
Ukraina ka fituar gjithashtu konkursin e 66-të të këngës në Eurovizion, me Kalush Orkestra të cilët kënduan këngën “Stefania” dhe e shitën trofeun për te ndihmuar ushtrinë ukrainase e cila ndodhet në luftë me Rusinë.
Mezi presim performancën e këtij edicioni, sepse mesa duket do të përmendemi dy herë këtë vit, me përfaqësuesen tonë Besa Kokëdhima dhe me Ukrainën e cila i këndon shenjtores shqiptare.