Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
ZYRTARE! José Mourinho nuk është më trajner i Romës

BOLOGNA, ITALY - DECEMBER 17: Josè Mourinho head coach of AS Roma looks on during the Serie A TIM match between Bologna FC and AS Roma at Stadio Renato Dall'Ara on December 17, 2023 in Bologna, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

ZYRTARE! José Mourinho nuk është më trajner i Romës

January 16, 2024
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ja deklarata zyrtare e klubit verdhekuq: “AS Roma njofton se José Mourinho dhe bashkëpunëtorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm. Falënderojmë José në emër të të gjithëve te AS Roma për pasionin dhe angazhimin që ka vënë që nga ardhja e tij te verdhekuqtë.

Ne do të mbajmë përherë kujtime të shkëlqyera për menaxhimin e tij, por besojmë se, në interesin më të mirë të klubit, është i domosdoshëm një ndryshim i menjëhershëm. Ne i urojmë José dhe stafit të tij gjithë të mirat për të ardhmen”.

Tashmë pritet të kuptojmë se kush do ta drejtojë Romën nga tani deri në fund të sezonit, teksa në deklaratën e klubit saktësohet edhe se stafi i ri teknik i ekipit të parë do të emërohet së shpejti.

Tifozët ëndërrojnë zbarkimin e Daniele De Rossi, ekziston edhe mundësia e një zgjidhjeje të brendshme (Bruno Conti apo Alberto De Rossi), por mund të mbërrijë edhe një goditje befasuese, siç na kanë mësuar ‘Friedkins’ në këto tri vite e gjysmë të presidencës së tyre.

I mbërritur në verën e vitit 2021, Mourinho largohet pa e përfunduar kontratën e tij 3-vjeçare, me fitimin e Ligës së Konferencës në Tiranë dhe shkuarjen në finalen e Ligës së Evropës në Budapest, vitin e kaluar. Sidoqoftë, paraqitjet e Romës së tij në Serie A kanë qenë shumë zhgënjyese.

Previous Post

Kë pëlqen nga meshkujt?’, Heidi e bëri ‘zgjedhjen’ e saj (Video)

Next Post

Roza Lati kërcënon Julit: Do të kafshoj në fyt! (VIDEO)

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al