Siparin e Podcastit ‘Thjesht me Tean’ për vitin 2024 e hapi një artist shqiptar i cili ka bërë karrierë ndërkombëtare si bariton. Gëzim Myshketa si asnjëherë më parë është rrëfyer për karrierën dhe vështirësitë që ka kaluar për të mbërritur ku është tani.
Madje ai ndau një episod të tmerrshëm ku tregon se ju desh të mbronte jetën me një palë gërshërë, sepse flinte me një skizofren
Gëzimi: Unë kam arritur në Itali në 1999-2000 dhe atëherë…
Tea -Kush ka qenë puna jote e parë aty?
Gëzimi: -Po si fillim ishte kamarier. Pata shumë vështirësi për tu akomoduar në fillim. Për herë të parë po e them, kam qëndruar në një ‘casa famiglia’ quhet, është një shtëpi, kishim dhomën poshtë. Dhomë me një dritare të vogël fare që shihte ajrin, me një djalë i cili vuante nga skizofrenia. Kisha idenë se ky do ngrihej në mes të natës dhe do më mbyste dhe mbaja gërshërë… Por këto ishin kushtet…