Jetmir Salaj
Emigrant tashmë prej vitesh dhe i vetëpërmbushur me familjen time, vendos të ndjek Big Brother VIP Albania, pasi fundja është një program në të cilin kam marrë pjesë edhe unë.
U bashkohem bashkëmoshatareve të mi në komentimin ‘Live’ të lojës jo për ndonjë arsye të veçantë por më tepër i shtyrë nga kurioziteti se si ishte ndjesia e të komentuarit të lojës më të famshme në Shqipëri.
Rrugës me rikthehen disa skena të përjetuara nga vetë unë në vetë të parë në cilësinë e ish-lojtarit, ku padrejtësia në mbajtjen e një qëndrimi të drejtë, qoftë nga opinionistët të cilët gjykojnë lojën, qoftë nga ata që organizojnë lojën, po transmetonte një përrallë ose narrativë manipuluese për opinionin publik, gjithmonë kjo sipas perceptimit tim personal, ndaj unë vendosa të reagoj me të vetmen armë që kam në dorë, fjalën…
Komentimi i lojës në grup po kthehej në një trend absolut, ku po thyheshin rekorde numrash të padëshmuara më parë për shoqërinë shqiptare. Po zhvilloheshin dy lojë paralele; një lojë brenda dhe një lojë jashtë.
Brenda një djalë me emrin Luiz Ejlli i cili ishte harruar nga Zoti për gabimet dhe mënyrën se si kishte menaxhuar jetën e tij, po linçohej, goditej, bullizohej e injorohej, madje Big Brother po shtyhej deri aty sa po i bënte një gjyq publik këtij individi për borxhe të pambledhura e probleme me varësinë ndaj drogës.
Mu duk e padrejtë ajo çka ishte duke ndodhur, reagimet në mbrojtje të këtij fenomeni ishin të përditshme.
Në një moment u kontaktova nga familjarë e miq të personazhit në fjalë e në një lloj mënyre qëndrova bashkë me ta deri në fund të këtij rrugëtimi.
Besnik i parimeve të mia, mendova se parimi ishte mbi paranë, tipike e një idealisti të pa korigjueshëm, Luizi dhe Big Brotheri filluan muajin e mjaltit dhe të tjerat i dini vetë ju se si përfundoi filmi….
Shpesh televizioni dhe media kanë qenë atribut dhe eskluzivitet i disa personave apo familjeve të cilat e kanë përdorur median dhe fjalën e lirë në funskion të së vërtetetës së tyre apo interesave vetjake.
Kurrë shoqëria shqiptare nuk ka patur mundësinë të nxjerrë njerëzit e saj në sipërfaqe e as më pak të përfaqësohet prej tyre në opinionbërje apo diskutime dhe zhvillime shoqërore.
Me dixhitalizimin e botës dhe hyrjen e mediave sociale, të gjithë mund të kenë zërin e tyre në zhvillimet socio-kulturore. “Diskutimet duhen kryer sipas parimit të etikës, edukatës, dhe moralit” propagandojnë “ATA” të cilët asgjë s’kanë të përbashkët me këto vlera të cilat kaq shumë i propagandojnë.
Të flasësh dhe të mendosh me zë të lartë, shpesh të bën të krijosh kontraversitet të mendimit pasi dualizmi mes logjikës dhe ndjenjës krijon shpesh herë konfuzion.
Një temë e fortë diskutimi është bullizimi…
Mirëpo për të kuptuar se si lind bullizimi dhe si ushtrohet ai në shoqërinë shqiptare duhet filluar me politikën, ku politikanëve shqiptarë ju lejohet të shajnë e të përdorin një gjuhë jo korrekte në media e gjithandej, pastaj kalojmë te sportistët, artistët, te opinionistet etj etj.
Shembulli më konkret për këtë histori është pretendimi se unë apo të tjerë si unë kemi bullizuar një banore në veçanti.
Në të vertetë jo vetëm që se kam bërë por kam argumentuar përherë opinionet e mia vetjake, të cilat jo domosdoshmerisht do pëlqehen nga personi apo rrethi shoqëror e familjar me argumenta.
Të pëlqesh apo jo dikë nuk është personale, aspak bullizuese, të gjykosh lojën e dikujt duke përdorur shembuj krahasimor apo standarte krahasimore me rutinën e jetës së përditshme nuk është bullizuese. Të kesh një opinion e mendim lidhur me zhvillimin e ngjarjeve, as kjo nuk është bullizuese. Të përdoresh metafora, hiperbola, apo figura të tjera zmadhuese që nje pjesë e rrjetit nuk i njohin, nuk do të thotë që je duke bullizuar apo anatemuar askënd.
Shteti në formën e vet futet në çdo mendje, në çdo shtëpi, në cdo xhep, në çdo ekran e madje u fut edhe në Big Brother dhe asgjë për të kundershtuar.
A e dini se ne tallemi çdo ditë, bullizohemi çdo ditë prej politikës dhe medias?!
Nëse nuk e dini dhe doni ta mësoni, ejani në BBVIP 3 se kemi një tjetër rrugëtim interesant për të ndarë sëbashku…