Të bëhesh miliarder mund të jetë thjesht një ëndërr për shumë njerëz, por një studim i ri zbulon se kjo mund të vijë edhe për shkak të ditës tënde të lindjes.
SHBA është shteti me shumicën e miliardierëve në botë, ndërsa Kina radhitet në vendin e dytë.
Hulumtimi i ri ka zbuluar se 19 nga 500 miliarderët më të njohur në mbarë botën kanë zbuluar se kanë një gjë të përbashkët-ata kanë lindur më 30 nëntor.
Këta individë të pasur dhe të suksesshëm përfshijnë manjatë botues, mjeshtër të prodhimit dhe producentë filmash.
Ekspertët e financave në Coupon Follow shikuan të dhënat nga lista e 500 miliarderëve më të mirë të Bloomberg.
Ata hulumtuan industrinë e secilit person dhe datën e lindjes për të ngushtuar të përbashkëtat që mund të kenë kontribuar në suksesin e tyre.
Kompania dalloi se kjo datë ishte më e popullarizuara, duke thënë se “është shumw larg para datave të tjera të lindjes”.
Coupon Follow raportoi se 1 janari ishte e vetmja datë që u afrua, me 13 miliarderë që kanë lindur në atë ditë, por çdo datë tjetër e listuar zbuloi se vetëm dy deri në katër miliarderë e kishin të njejtën datë.