Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Sukses historik! Drita Ziri shpallet ”Miss Earth 2023” (Video)

Sukses historik! Drita Ziri shpallet ”Miss Earth 2023” (Video)

December 22, 2023
in Showbiz
Share on FacebookShare on Whatsapp

Miss Shqipëria Drita Ziri fiton Miss Earth, duke u bërë shqiptarja e parë që fiton këtë konkurs dhe çdo konkurs të madh bukurie ndërkombëtar.

Shqiptarja Drita Ziri u kurorëzua “Miss Earth 2023” sot, më 22 dhjetor, në Vietnam. Ajo pasoi Mina Sue Choi të Koresë së Jugut, e cila mban titullin Miss Earth 2022.

Ziri mposhti 84 konkurrente të tjera që konkurruan për titullin Miss Earth – një nga katër konkurset kryesore ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International.

Kjo e bëri atë mbretëreshën e 22-të të bukurisë që fitoi kurorën e shumë lakmuar të Miss Earth.

Ky sukses është i madh jo vetëm për bukuroshen shqiptare, por edhe për vetë Shqipërinë pasi për herë të parë arrihet ky rezultat në historinë e konkurseve madhore të bukurisë botërore.

Miss Earth është një konkurs vjetor ndërkombëtar që mbahet për të festuar “format e shumta të bukura dhe të ndryshme të faunës dhe për të promovuar më tej ruajtjen dhe mbrojtjen e planetit tonë”.

Drita Ziri do të shërbejë si ambasadore për mbrojtjen e mjedisit dhe do të udhëheqë projekte që ndihmojnë në përhapjen e ndërgjegjësimit për qëndrueshmërinë dhe vetëdijen ekologjike.

Modelja nga Fushë-Kruja është e bija e një personazhi të njohur në sportin shqiptar, Blerim Zirit, gjyqtarit të futbollit. Ziri vendosi mbi kokë kurorën e më të bukurës shqiptare vitin e kaluar kur u shpall Miss Shqipëria dhe që prej atij momenti në çdo event ajo ka përfaqësuar vendin tonë me kokën lart.


Previous Post

Nga fotografët te arkitektët, 169 profesionet e lira që do të paguajnë tatimin deri në 23% pas 1 janarit

Next Post

Debate, xhelozi dhe presion! Viti 2024 sjell ndarje për këto 3 shenja Horoskopi

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al