Me 75 vota pro, Kuvendi i ka hequr imunitetin Sali Berishës, duke i hapur rrugën SPAK për arrestimin e tij. Votimi për Berishën u bë brenda pak minutash, mes kaosit dhe tensioneve në sallën e Kuvendit.
Berisha ishte i pranishëm në sallë, por refuzoi të flasë kur iu dha fjala nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Tashmë SPAK ka dorën e lirë për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj tij.
“Opozita do qëndorjë e pamposhtur në idealet e saj”, tha Berisha për mediat jashtë Kuvendit.