Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
“Big Brother Vip Kosova” në kategorinë e filmave për të rritur, mund ta shikoni vetëm me kod

“Big Brother Vip Kosova” në kategorinë e filmave për të rritur, mund ta shikoni vetëm me kod

December 21, 2023
in Showbiz
Share on FacebookShare on Whatsapp

Emisionet “Reality show” do të mund të shikohen në platformat televizive vetëm nëse e dini kodin njësoj si ndodh me filmat për të rritur.

Ky vendim është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Mediave ku është miratuar ndryshimi i Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të miturve në shërbimet audio dhe audiovizuele, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti ka thënë se është bërë vetëm plotësim ndryshimi i rregullores me qëllim të mbrohen fëmijët nga përmbajtjet që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor e moral.

Ai ka thënë se është bërë përkufizimi i qartë se cfarë është dhuna si dhe janë bërë kategorizimet se cilat programe janë të përshtatshme për fëmijë e cilat jo.

“Mbrojtja e fëmijëve nga zhanret e reja televizive të emëruara si “reality show”. Mund të ndikojnë në gjuhën e tyre, sjelljet e tyre. Të gjitha programet “reality show” duhet të jenë të koduara”, ka thënë Mehmeti, në mbledhjen e 12-të të KPM-së.

Mehmeti ka treguar pse është parë e arsyeshme që këto programe të jenë të koduara.

Ndërsa ka thënë se nga përvoja që ka KPM, në këto programe ka pasur shprehje të dhunës, gjuhës vulgare e të tjera.

“Si bazë e kemi direktivën europiane që lejon rregullatorët të marrin masa më strikte për mbrojtjen e fëmijëve. E dyta Ligji i KPM-së ka disa nene që specifikojmë masat e duhura për mbrojtjen e fëmijëve. Dhe duke u nisur nga përvoja që kemi pasur me programet ‘reality show’ në Kosovë, ku kemi parë shprehje të dhunës, gjuhës vulgare, nudizmit etj, e kemi e parë të arsyeshme të vendosim këtë nen”- ka thënë ai.

Mehmeti ka thënë se kodi do të vendoset nga prodhuesi i programit dhe se rregulli do të vlejë për programet që janë duke u prodhuar ose do të prodhohen në të ardhmen.

“Ky rregull vlen edhe për programe që prodhohen diku tjetër e transmetohen në Kosovë”- ka thënë ai.

Muaj më parë, Komisioni i Pavarur për Media ka marrë disa ankesë në lidhje me programin televiziv ‘Big Brother’ që shfaqet në platformën “Artmotion”.

“Një prej ankesave ka qenë për ‘Big Brother’, se në orën 9:00 ka pasur debate te forta dhe promovim të cigares dhe tjetra ka të bëjë me transmetimin e përmbledhjeve ditore ku është pretenduar për shkelje të Kodit të Etikës” – ka thënë gjatë mbledhjes kryeshefi i KPM-së Faruk Rexhaj.

Anëtari i KPM-së, Besnik Berisha ka thënë se rregullorja është shumë e avancuar dhe do t’i mbrojë fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme.

“Të zbatohen në përpikëmëri që të mbrohet interesi publik”.

Previous Post

Identifikohet autori i sulmit në Universitetin e Pragës! E kishte paralajmëruar ngjarjen në rrjetet sociale

Next Post

Kur do të vdesim? Inteligjenca Artificiale parashikon të ardhmen

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al