Episodi i rradhës i podcastit ‘Sport me Sabinën’ solli në studion e Albanian Youtubers dy djem mjaft sipmatikë, pjesë e basketbollit shqiptar, Endrit Hysenagolli dhe Red Vogli. Në intervistën që u zhvillua mes shumë të qeshurave, pati edhe disa momente ku sportistët ndanë me ne vështirësitë që ata hasin në përditshmëri, gjatë orëve të stërvitjes.
Fillimisht Hysenagolli theksoi se në palestrën e tyre, temperatuat shkojnë me minus gjatë stinës së dimrit
Hysenagolli : Palestrat janë shumë të ftohta. Është një gjë që në botë as nuk të shkon në mendje të luash në palestra me minus
Sabina: Me ato kushte
Hysenagolli: Ka vite që është zhdukur kjo gjë, kurse ne vazhdojmë akoma luajmë me palestra që janë… madje në Pallatin e Sportit Asllan Rusi është më ftohë brenda sesa jashtë.
Ndërsa më pas, kur Sabina po ngacmonte djemtë, Vogli u shpreh se më i forti i ekipit është ai që zë dushin i pari, pasi për të gjithë ekipin ekzistojnë vetëm 4 dushe gjithsej.
Sabina: Si identifikoheni ju për shembull? Kush është më i gjati, ose… nuk e di çfarë ndodh. Na tregoni çfarë ndodh për ata që nuk janë aty.
Vogli: Kush është më i forti të hyjë i pari në dush
Sabina: Pse si janë dushet ay?
Vogli: Po janë nja katër…
Sabina: Katër copë? Vetëm katër? Prisni rradhën ju aty?
Hysenagolli: Po pra, prandaj thotë ai kush është më i forti. Kush është më i forti futet i pari
Vogli: Unë, Agolli edhe nja dy të tjerë hyjmë të parët.